Fëmijët e çerdhes në Autokomandë helmohen nga ushqimi

Katër fëmijë të cilët ndjekin të njëjtën çerdhe në lagjen e Shkupit Autokomandë mbrëmë janë paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup me të njëjtat simptome të helmimit.

Në mesin e  katër fëmijëve janë edhe dy foshnja me nga 1 vjet.

Beterja “sallmonella” është vërejtur tek tre fëmijët, derisa për fëmijën e katërt ende priten rezultatet.

Fëmijët janë dërguar në shtëpi për mjekim të mëtutjeshëm, ndërkaq inspektorati ka mbyllur kuzhinën e çerdhes “Detska Radost” në Autokomandë e cila i furnizon 5 çerdhe të tjera me ushqim.

Lajme të ngjashme

Back to top button