Hoxhë Kalaja replikon me priftin Dom Meta: Shkodran Mustafa veproi drejt me shishen e birrës. Lum nana që e rriti!

Dalëngadalë duket se po futet në hullitë e debatit ekstra teologjik çështja e birrës së Shkodran Mustafës. Pas një komenti në fb nga ana e priftit Dom Gjergj Meta, është hoxhë Ahmed Kalaja ai që i është përgjigjur klerikut të krishterë po me një status në fb duke i sqaruar se përse Mustafa veproi drejt me heqjen e shishes së birrës pranë tij gjatë një konferencë për shtyp:

Çohu hoxhë të ulet prifti apo çohu prift se është vendi hoxhës!

Kushtuar priftit Don Gjergj Meta

edhe komentit mbi ‪#‎MustafeShkodranin.

Faleminderit prift që ke filluar të japësh fetwa  (opinione fetare), se mesa duket spo e bjm` ne detyrën siç duhet.

Zoti prift, ‪#‎MustafeShkodrani bëri atë që më herët i Dashuri i Zotit edhe Vula e vargut profetik, Profeti Muhamed, qoftë i bekuar, porosit dhe thotë:” Nuk i lejohet besimtarit të ulet në atë tryezë që serviret alkoli”

Harmonia fetare në Shqipëri është gjëja më e mrekullueshme që na lanë të parët, ty edhe mua, e ne të dy duhet të ndjehemi mirë dhe krenar për këtë; edhe komenti yt, por edhe përgjigja ime i shërben kësaj.
Allahu, Zoti i vetëm, i Vërtetë e Fuqiplotë, na i çeltë sytë e na drejtoftë nga e mbara. 

Se mos harroj: analogjia e përdorur nga ju nuk ka lidhje, përderisa ka një tekst të qartë, e kushdo që ka sado pak qasje teologjike e kupton që analogjia përdoret në mungesë të tekstit i cili në rastin tonë eksizton, siç e citova më lart. 

Të falenderoj për dëshirën e mirë, por jo gjithmonë është e mjaftueshme për t`i rënë shenjës. 

Faleminderit Mustafë Shkodrani! Mos tu harroft as zani e as nami kur t`i nderon fenë dhe besimin tënd, ke nderuar identitetin tend! Lum nana që të rriti. 
Faleminderit vlla!

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. hogj i nderur ty allahu te shbrbleft me te mira e ti e sa perket priftit kisha dash mja ba ni pytje krip edhe shiqer nuk hahen mej ba bashk edhe alkoholi feja islame nuk lejoht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button