“Jetë me qira” shfaqet para publikut të Shkupit

Sonte në ora 20:00 në teatrin Shqiptar në Shkup do të luhet shfaqja “Jetë me qira” e autorit Refet Abazi dhe regjisorit Luka Kortina.

Kjo shfaqe sonte për herë të parë do të luhet në teatrin amë dhe të gjithë dashamirësit e artit do të kenë mundësi që të ndjekin një prej shfaqjeve më të mira të Teatrit Shqiptar.

 “Jetë me qira”  u shpall shfaqja më e mirë në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ndërsa po e njëjta shfaqe morri edhe çmime të tjera në kuadër të po këtij festivali.

“Jetë me qira” është satirë surrealiste, rrëfim për regjisorin e ri Din dhe fillimet e tij në krijimin e një bote të re, botë në teatër dhe një jetë të bukur teatrore. Por nuk shkon gjithçka aq lehtë, ai ballafaqohet me padëgjueshmëri të aktorëve dhe administratës, të cilët teatri i shikon si mënyrë për arritje të qëllimeve tjera…

Rrolet në shfaqen “Jetë me qira” i luajnë aktorët: Besfort Idrizai, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Hismet Ramadani, Muzbajdin Qamili, Linda Saiti, Xhevdet Jashari, Gresa Pallaska, Aida Elezi, Genci Mirzo, Ibrahim Xhemaili, Beqir Nuredini, Hajrulla Ramizi, Asdren Selimi, Blerim Dardhishta dhe Adem Karaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button