Xhiro e bereqetshme për ekipet shqiptare

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 13-të të Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, e ku me plotë sukses u paraqitën tri ekipet shqiptare. 

Shkëndija, Gostivari dhe Renova kësaj radhe kanë triumfuar ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa fitore historike shënoi Gostivari i cili në cilësinë e nikoqirit ka mposhtur ekipin që pretendon titullin këtë sezon, Metalurgut me rezultat përfundimtarë 3:1. 

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Simenovskit (14’), kurse Flamur Tairi nga penaltia ka barazoi në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë në skenë doli golashënuesi më i mirë i ekipit, Eshtref Dehari (59’ – 89’). 

Renova kthehet me 3 pikë dhe katër gola të shënuar nga Manastiri, ku ka mundur Pelisterin (0:4). Golat për “gjipspunuesit” i shënuan Izair Emini (8’), Rexhepi (71’), Ramadani (73’) dhe Ersen Sali (78’). Nikoqirët në këtë ndeshje kanë luajtur pa dy lojtarë pasi Hristov dhe Kitanovski u ndëshkuan me karton të kuq.

Edhe Shkëndija i është kthyer fitores, pasi ën fushë të saj në Tetovë, ka triumfuar ndaj ekipit të Bregallnicës, duke i mposht me rezultat 2:0. Hero i ndeshjes ka qen Selmani i cili realizoi dy gola të bukur. 

Renova tani është e treta me 21 pikë, aq sa ka edhe Turnova e dyta, ndërsa në pozitën e parë është Vardari me 24 pikë, që ka fituar sot ndaj Euromilk me rezultat 2:0. Shkëndija sërish ngjitet në pozitën e 8-të me 17 pikë të tubuara, ndërsa Gostivari mbetet i fundit me 10 pikë, po aq sa kanë edhe Makedonija Gj.P dhe Napredoku. / Portalb

Rezultatet: 
Pelisteri – Renova 0:4
Shkëndija – Bregallnica 2:0
Gostivari – Metalurgu 3:1
Makedonija Gj.P. – Rabotniçki 2:3
Napredoku – Turnova 2:2
Vardari – EuroMilk 2:0

Lajme të ngjashme

Back to top button