Aksion i gjërë policor, arrestohen disa persona për rastin e Kumanovës (FOTO)

(E plotësuar) 
Sot herët në mëngjes ka filluar një aksion i gjërë policor në fshatin Malinë, Gushincë, Brezë dhe Kumanovë.

Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski dhe ai ka konfirmuar lajmin.

Foto nga aksioni policor

“Po ka aksion policor, është në përfundim e sipër, në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës. Aksioni ka të bëjë me të dyshuar për bashkëpunëtorë të grupit të armatosur në rastin e e Kumanovës që ka ndodhur më 9 dhe 10 maj. Disa persona janë arrestuar në këtë aksion”, konfirmoi për Portalb Ivo Kotevski. Ai thotë që zhvillohen arrestime.

Foto nga shtëpia e Arif Arifit - f.Brezë
Foto nga shtëpia e Arif Arifit – f.Brezë

Jo zyrtarisht mëson Portalb, në aksionin që është zhvilluar në fshatin Mateç është arrestuar 70 vjeçari H.Aliji, në Haraçinë komandant Haraçina i cili është invalid, në Tanushë F.Osmani, Fazli Sulejmani nga fshati Malinë dhe Elham Arifi (18 vjet) nga Breza.

LEXO: Versioni i policisë për aksionin e sotëm në Kumanovë dhe Shkup (VIDEO)

Foto nga shtëpia e Arif Arifit - f.Brezë
Foto nga shtëpia e Arif Arifit – f.Brezë
Foto nga shtëpia e Arif Arifit - f.Brezë
Foto nga shtëpia e Arif Arifit – f.Brezë

 

Foto nga aksioni policor

Ashtu siç konfirmojnë nga Gjykata për Portalb, personat i janë dorëzuar gjykatësit i cili pret, propozim nga Prokuroria për Krim të Organizuar se çfarë masa për siguri do të aplikohen.

Edhe nga Prokuroria kanë konfirmuar se paralelisht me policinë po punojnë për kapjen e njerëzve që kanë qenë të lidhur me grupin e armatosur në rastin e Kumanovës, ndërkaq për detaje kanë njoftuar se do të japin gjatë ditës së sotme. Pas përfundimit të aksionit, MPB ka paralajmëruar konferencë për media.

**************************************************************************************


 

Vazhdojnë aksionet policore në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës, raporton Portalb.

Portalb ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski dhe ai ka konfirmuar lajmin.

“Po ka aksion policor, është në përfundim e sipër, në rajonet e Shkupit dhe Kumanovës. Aksioni ka të bëjë me të dyshuar për rastin e e Kumanovës dhe bashkëpunëtor”, konfirmoi për Portalb Ivo Kotevski. Ai thotë që zhvillohen arrestime.

Në redaksinë tonë ka arritur një mesazh nga një fshatar i Brezës i cili thotë se ka pasur edhe të shtëna.

Kotevski për këtë informacion tha se është e mundshme, “ka mundur policia të gjuajë si shenjë paralajmërimi”, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button