Epilogu Krasniqi-Thaçi, pas zgjedhjeve

Përplasjet e brendshme në PDK mes Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit pritet ta kenë epilogun menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

Zyrtar të lartë të PDK-së kanë paralajmëruar se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më gjatë, pasi vendi ka nevojë për zhbllokim të komunikimit Kuvend-Qeveri.

“Ka kohë që është ndërprerë komunikimi i rregullt mes këtyre dy institucioneve, por tash situata është rënduar edhe më tepër. Një zgjidhje duhet gjetur menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve”, ka thënë një nga zyrtarët e PDK-së. Përplasjet Krasniqi-Thaçi janë ashpërsuar sidomos gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka heshtur përballë akuzës që ia ka bërë kryeministri Hashim Thaçi një ditë më herët në rajonin e Drenicës. Derisa Thaçi si kryetar i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë atyre që, “natën ua kërkojnë votën e ditën i quajnë hajna të votës”, Krasniqi si mbështetës i hapur i Iniciativës Qytetare për Drenasin, ka thënë për Tribunën se asnjëherë në jetën e tij nuk i ka fyer qytetarët. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button