Rusia nuk njeh zgjedhjet në Kosovë

Rusia nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, sepse “Republika e Kosovës nuk ekziston”, ka thënë zëvendësi i udhëheqësit të fraksionit “Rusia e Drejtë” në parlamentin rus.

Zëvendësi, Mihail Jemeljanov, në mbledhjen e parlamentit që do të mbahet më 12 nëntor, pritet të theksojë projektrezolutën e cila “dënon mbajtjen e zgjedhjeve jo legjitime në Kosovë”, -raporton “Koha.net”. 

“Forcat patriotike të Rusisë e kuptojnë se serbët që po luftojnë për integritetin territorial të vendit, po luftojnë edhe për Rusinë “, ka thënë Jemeljanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button