Kinezët ndërtojnë radio-teleskopin më të madh në botë

 

Pjata e teleskopit duhet të jetë me një diametër rreth 500 metra, që do të kalonte teleskopin Arecibo në Portoriko diametri i të cilit është 300 metra.

SARAJEVË (AA) – Kina ndërton radio-teleskopin më të madh në botë, i cili siç theksojnë kinezët, do të jetë më efikas se të gjithë teleskopët e tjerë në zbulimin e sinjaleve nga hapësira dhe kështu të kërkojnë llojet e jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Montimi i teleskopit të quajtur FAST ka filluar në korrik të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë gjatë vitit 2016.

Siç theksojnë mediat shtetërore kineze, pjata e teleskopit duhet të jetë me një diametër rreth 500 metra, që do të kalonte teleskopin Arecibo në Portoriko diametri i të cilit është 300 metra.

Nan Rendong, shkencëtari kryesor që punon në teleskopin FAST, ka deklaruar se radio-teleskopi vepron veshi i ndjeshëm i cili ka aftësi të madhe për të dalluar radio mesazhet nga hapësira.

Teleskopi është vendosur në një thellësi natyrore në provincën kineze Guizhou.

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP