Llatas ka ndezur dritën e kuqe si alarm!

Miq të dashur, Edhe sot kryeredaktori në Tv Sitel Dragan Pavlloviç-Llatas , me kolumnën e tij në gazetën e përditshme “Veçer” që redaktimin po ashtu e kontrollon vet ai, në mënyrën perfide vazhdon edhe më tutje të trullos shqiptarët në Maqedoni. Ai me dritën e kuqe të ndezur provon të homogjenizojë maqedonasit se ka gjasë që në vitin e ardhshëm të mos ta kenë Maqedoninë kështu siç është sot, vlerëson ai.

Ai edhe më tutje vazhdon të nxitë urrejtje ndërnacionale duke akuzuar opozitën maqedonase dhe liderin e sajë se gjoja do të bëjë kompromise ,se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në territorin e shtetit dhe se Maqedonia do të federalizohet. Kurse si fillim edhe do të kosovarizohet. Ky doktor shkence dhe kuazi gazetarë në vazhdimësi aty ku punon edhe kontrollon politikën redaktuese të mediave së bashku me pronarët e tyre, kuptohet për interesa të nduarnduarta profitere. Jo zyrtarisht, është folur se ky kryeredaktor ose në mënyrë voluntere por për interesa të majme si duket një decenie ka ushtruar detyrën jozyrtare të këshilltarit të kryeministrit Nikolla Gruevski, por për këshilla konstruktesh, shantazhimesh dhe propagandë. Ai si duket ndjehet i demoralizuar në mes rreshtash lexohet se si duket nuk ia kanë realizuar sugjerimin e tij që me publikimin e bombës së parë , sipas tij është dashur të burgoset “bombarduesi” dhe menjëherë të zhduken materialet e siguruara nga ai.

Miq të dashur, ky gazetarë i atakon me fajësi të gjithë ambasadorët e vendeve mike në Maqedoni për veç të atij të Serbisë ,se gjoja kanë ndihmuar opozitën dhe se nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Ai ndjehet i hidhëruar edhe me Uashingtonin sepse sipas tij për politikën në Ballkan ata anojnë ka shqiptarët. Pra, këshillat e këtij gazetari gjithmonë kanë qenë anti shqiptare mbase disa herë ka theksuar animozitetin edhe ndaj Kosovës dhe se gjithmonë e mbajë në ,, trurin e vogël,, Kosovën si nocion, por kuptohet sipas tij si Serbi. Dragan Pavlloviç -Llatas , ndjehet si duket i brengosur nëse opozita na ktheheshka në pushtet, por kuptohet për fajet e tij dhe ndeshjet me ligjin që ai vet ka bërë, dhe në një far mënyre fton që qytetarët të kenë kujdes se kë do të votojnë, sepse do të ndalen ndërtimet ,rritja e pensioneve, ndërtimi i udhëve, spitaleve që po i bëka VMRO-DPMNE.

Për rikujtesë, në materialet e përgjimit, ky kryeredaktor, shumë lehtësisht identifikohet për shpërdorimet që kishte bërë në redaktimin e lajmeve për mashtrimin e opinionit, tenderët me firmat e tij, pasurimin e tij duke e keqpërdorur një detyrë publike në favor të partisë në pushtet dhe duke ndihmuar edhe pronarin e medias për të përfituar në mënyrë kriminale kuptohet në dëm të interesit publik. Miq të dashur, secili ka të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, por jo për nxitje por me argumente politike. Edhe unë kam mendimin tim të lirë për Shqipërinë Natyrale.

Po ajo që është diskutabile se Llatasit i pengon gjuha shqipe, e mua nuk më pengon gjuha maqedonishte, zaten, ai do ta lavdëronte federalizmin e Maqedonisë deri në kupë të qiellit por me Serbinë, kurse federalizmi me shqiptarët i pengon shumë. E pra Llatasit i ngushtohet koha për të pasur më privilegjet për tenderët e firmës së tij, dhe se i ngushtohet hapësira e manipulimit dhe afrimi i kohës që edhe ai të mirët në përgjegjësi, prandaj ai është kundër gjuhës shqipe, kundër ambasadorëve bile edhe kundër prokurores speciale. Dhe në fund, z. Llatas ,cili do pushtet pas zgjedhjeve që nuk do t’i mundësojë prokurores speciale për t’ju marr juve e t’ju qet para drejtësisë me ato indicie në materialet e përgjimit për konstruktet tuaja me pushtetin dhe policinë sekrete, në detyrë të një kryeredaktori kuptohet për tu vërtetuar fajësia apo pafajësia, unë edhe më tutje do të angazhohem politikisht dhe demokratisht për Shqipërinë Natyrale, sepse nuk dua të jetoj në sistem të shtetit ku ti këshillon kryeministrin për të ma ka nënën mua, atëherë më mirë unë përpara se sa ti. Njerëzit si ti, e kanë bërë që ky shtet të kalbet, dhe se kundërmimin e erës së mykut ti ke filluar ta nuhatësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button