Për 4 ditë, 40 aksidente në Shkup

Gjatë katër ditëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer kontroll i gjithsej 40 aksidenteve.

Më 9 tetor, e premte, policia e komunikacionit ka kryer kontroll  të gjithsej  nëntë aksidenteve. Prej tyre, pesë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe katër janë me pasoja  të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë, dy këmbësorë dhe një drejtues i triçikletës, njofton MIA.

Më 10 tetor e shtunë, është kryer kontroll i gjithsej 14 aksidenteve. Prej tyre, 12 janë me pasoja të dëmeve materiale  dhe dy me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat  më pak lëndime kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik dhe një bashkudhëtar.

Më 11 tetor e diel, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej nëntë aksidenteve. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të automjetit udhëtues dhe dy bashkudhëtarë.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore.  Aksidenti ka ndodhur në orën 20 e 30 minuta në bul. “Nënë Tereza” mes automjetit motorik “Wolksvagen pasat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit dhe këmbësor qytetar nga Gostivari. Pas aksidentit këmbësori me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente për shkak të ndihmës së dhënë ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Më 12 tetor e hënë, policia e komunikacionit ka kryer kontroll të gjithsej tetë aksidenteve. Prej tyre shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe një është me pasojë  të lëndimeve trupore në të cilën lëndime më të lehta ka marrë një këmbësor.

Sot reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup do të mbajë punëtori edukative  në Shkollën fillore “Goce Dellçev” e cila gjendet në vendanimin Lisiçe e Epërme me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Për sot nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme të paralajmëruara me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button