Jacobson: SHBA nuk do të tolerojë manipulime në zgjedhje

Liderët e subjekteve politike të Kosovës janë pritur sot nga ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Në këtë takim nuk ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton KTV.

Merret vesh se në takim kryetema e bisedimeve ishte çështja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Ambasadorja amerikane u ka bërë me dije liderëve të subjekteve politike kosovare, se nuk do të ketë pardon në rast shkeljeje të rregullave zgjedhore, apo të manipulimeve eventuale. Mesazhi i Jacobson në këtë takim për krerët e partive politike ka qenë ultimativ: nëse evidencohet ndonjë manipulim, SHBA do të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë ende nuk e ka konfirmuar takimin e ambasadores Jacobson me krerët e subjekteve politike të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button