Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e së martës në Rrugën e Kombit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. 

Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi në kilometrin e 44-të të autostradës, afër fshatit Bellanicë, ku janë përfshirë 5 automjete.

Raportohen 4 persona të lënduar lehtë dhe dëme materiale. Ende nuk ka të dhëna se si ndodhi aktidenti. Qarkullimi në autostradë po zhvillohet normalisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button