Krasniqi: Thaçi, hajdut dhe mashtrues ordiner

Kryeparlamentari Jakup Krasniqiakuzon kryeministrin Hashim Thaçi duke e quajtur hajdut dhe mashtrues ordiner. Këtë deklaratë Krasniqi e ka dhënë për Indeksonline një ditë pasi që kryeministri Thaçi në fshatin Arllat e Komoran, kryeparlamentarin JakupKrasniqi, e quajti kryehajdut të Drenicës.

“Kosova, Drenica e Drenasi me njohin prej 50 vjetësh dhe nuk kam asnjë arsyeje të merakosëm”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se Thaçi ka treguar veten e tij, vjedhjet, moralin dhe karakterin që ka.

“Ai vazhdon të jetë mashtruesordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se ka humbur jo vetëm Drenasin, por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujarë, atë bujari kam trashëguar”,-ka thënëKrasniqi për Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button