Shaqiri: Shumë fat vëllezërve të mi në Armeni (Foto)

Xherdan Shaqiri i ka uruar kualifikim Shqipërisë në Euro 2016.

Futbollisti shqiptar i cili luan për Zvicrën gjendet në Talin të Estonisë, ku Zvicra do të zhvillojë duelin ndaj estonezëve.

Dhe nga atje me një foto ai ka përshëndetur ata që ai i quan vëllezërit e tij shqiptarë në Armeni, duke u dëshiruar fat dhe që të kualifikohen njëjtë sikur Zvicra.

“Nga Talin. Shuëm fat për vëllezërit e mi sonte në Armeni. Bëjeni sikur ne”, u shpreh Shaqiri.

Kjo është hera e parë që Xherdan Shaqiri del hapur publikisht dhe mbështetja duhet të shërbejë si motivim për skuadrën shqiptare që të sigurojë kualifikimet e pse jo që në Francë të krijohet një përballje mbarë-shqiptare mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Thank you all for the beatiful birthday wishes???✌?️from tallinn☀️⚽️?? and good luck to my bros tonight in armenia????! Makes it like us⚽️?? #XS#23

Posted by Xherdan Shaqiri on Sunday, October 11, 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button