Faton Zenuni: Kemi rini të shëndoshë, që do të arrijë rezultate në nivel ndërkombëtar (FOTO)

KB RINIA është klubi i vetëm shqiptar i basketbollit në Kumanovë, që u ofron trajnime të rinjve basketboll-dashës. Vullneti i madh dhe stërvitjet dhanë rezultate të shumta deri tani, ndërsa këta dy faktorë së bashku japin shpresë për rezultate të vazhdueshme edhe në të ardhmen. Në emër të klubit Portalb intervistoi trajnerin, Faton Zenuni.

Portalb: Kur u themelua KB RINIA?
Faton Zenuni: Klubi i basketbollit është formuar në vitin 1998 nga basketbollisti i mirënjohur kumanovar, Fatri Saliu. Mirëpo për shkak të gjendjes financiare klubi pushoi me aktivitete, që më pas të riaktivizohet në vitin 2008 nga: Faton Zenuni, Selim Shaqiri dhe Burim Zenuni, si ish lojtarë të K.B. RINIA dhe nxënës të prof.Fatri Saliut.

KB RINIA, viti 2008

KB RINIA, viti 2008

Portalb: Sa ekipe i trajnoni? Cilat gjenerata?
Faton Zenuni:
Ekipet të cilat trajnojnë në klub janë 5 gjenerata d.m.th. 3 ekipe meshkuj dhe dy femra. Meshkujt 98/99, 2000/01, 2002/03 ndërsa vajzat 99/00 dhe 01/02/03.

M-14 Ekipi 2003/04   Ardhëmria e klubit

M-14 Ekipi 2003/04, Ardhmëria e klubit

M-16 Ekipi 2000/01

M-16, Ekipi 2000/01

M-18 Ekipi 98/99

M-18, Ekipi 98/99

Portalb: Prej kur ia ofruat këtë mundësi edhe nxënëseve femra? Sa është interesi i tyre?
Faton Zenuni:
Grupi i femrave është themeluar në vitin 2011/12. Si kërkesë e shumë vajzave të shkollave fillore dhe të mesme në Kumanovë e formuam këtë grup ose ekip të femrave, ku dëshira për t’u marrë me basketboll çdo ditë e më shumë po shtohet tek të rinjtë. Me ekipin e femrave është angazhuar edhe ish lojtarja e KB RINIA-Basket, Xheneta Tahiri, e cila me përkushtim të madh angazhohet që femrat e reja ta gjejnë veten ne palestër sportive.

Ekipi i femrave dhe meshkujt, 2003-04

Ekipi i femrave dhe meshkujt, 2003-04

Portalb: Sa kohë stërviteni?Ku i mbani stërvitjet?
Faton Zenuni:
Stërvisim 4 herë në javë.  Stërvitjet mbahen në sallën e sh.f. “Naim Frashëri“ Kumanovë dhe në palestrën e SH.M.K. “Kiro Burnaz”, ku i zhvillojmë ndeshjet e kampionatit të basketbollit të organizuar nga FBM. Palestër kjo, që klubi e shfrytëzon falë një këshilltari të vetëm komunal, i cili angazhohet për të ndihmuar klubin me mjete që i takojnë nga komuna. Përndryshe të tjerët as që lodhen me hallet e të rinjve shqiptarë. Pra stërvitjet i mbajmë në sallë të shkollës, por realisht na nevojitet një palestër, e cila i plotëson të gjitha kushtet për basketboll.

Portalb: Cilat janë të arriturat e klubit deri tani?
Faton Zenuni:
KB RINIA-BASKET ka bërë një traditë në qytetin e Kumanovës, me pjesëmarrjen në turnirë dhe kampionate, ku kemi zënë vende të para si p.sh. në turneun e organizuar nga KB BASHKIMI (JUNIOR 06) Prizren, dy herë në turnire në Preshevë etj.  Gjithashtu e arritur është edhe angazhimi i lojtarëve,  të cilët sot luajnë nëpër ligë të Maqedonisë, Kosovës dhe Gjermanisë, edhe atë: Valon Ramadani në KB SHKUPI , Blend Veliu dhe Rrezart Saliu në KB Bashkimi Prizren,  Armend Shabani  në Gjermani dhe Flamur Sinani  pritet  që këtë sezon të transferohet në Kosovë.

Prizren

Prizren

Turneu në palestrën "Bill Klinton", Ferizaj (mikpritje vëllazërore nga KB Kastrioti Ferizaj, Shtator 2015)

Turneu në palestrën “Bill Klinton”, Ferizaj (mikpritje vëllazërore nga KB Kastrioti Ferizaj, Shtator 2015)

KB RINIA në kampin e basketbollit, Strugë 2012

KB RINIA në kampin e basketbollit, Strugë 2012

Portalb: A besoni në një të ardhme të suksesshme me klubin?
Faton Zenuni:
Patjetër se po, ne shpresojmë se në një të ardhme të afërt do të vetëdijesohemi dhe më shumë do të investojmë në sport dhe rininë tonë, për shkak se kemi rini të shëndoshë, djem dhe vajza të cilët me talentin e tyre do të arrijnë rezultate në nivel ndërkombëtar. Vetëm se duhet përkrahje morale dhe normalisht financiare, p.sh. Komuna e Kumanovës ndanë fonde marramendëse për klubet si KK KUMANOVO, ndërsa klubet tona me vështirësi të mëdha mbijetojnë.

Portalb: Derisa sponsorët aktual ju ndihmojnë me paisjet, kush i mbulon shpenzimet tjera si ato të udhëtimeve? A d.m.th. kjo se keni nevojë edhe për sponsorë tjerë?
Faton Zenuni: 
Po, normal se kemi nevojë.  Për shkak se kotizimet dhe shpenzimet e tjera i mbulojmë vetë. Do t’i kisha përmendur edhe shpenzimet për garat në ligën e Maqedonisë (FBK), ku klubet obligohen që të paguajnë referët dhe delegatët gjatë ndeshjeve, ndërsa si mysafir për dallim prej KK KUMANOVO duhet ta paguajmë edhe transportin vetë.

Portalb: Prej kur merrni pjesë në Ligën e RM-së dhe a do të vazhdoni ta përfaqësoni rininë shqiptare të Kumanovës në këtë ligë?
Faton Zenuni:
Marrim pjesë që nga viti 2009, deri tani në Ligën e Maqedonisë kemi marrë pjesë me gjeneratën 98/99. Kampionati d.m.th. sezoni 2015/16 pritet të filloj këtë javë. Ne kemi paraqitur pjesëmarrje në M-18 dhe M-16, ku këtë sezon hyjmë të motivuar dhe mirë të përgatitur.

KB RINIA vs KB SHKUPI

KB RINIA vs KB SHKUPI

Portalb: Pse zgjodhët basketbollin?
Faton Zenuni:
Pasioni për basketbollin tek unë ka filluar qysh në moshë të re, prandaj dita ime fillon me basketboll dhe mbaron me të, d.m.th. për mua basketbolli është pjesë e jetës.

Faton Zenuni dhe Ekipi 88/89, Kumanovë

KB RINIA 96-97

KB RINIA 96-97

 

VERZIONI DESKTOP