Refugjati afgan në Athinë, mësoi greqisht dhe hapi restorant

Një nga vendet më shumë të prekura nga kriza e refugjatëve, Greqia, po përpiqet të ndihmojë klandestinët që fluturojnë drejt shtetit Helen.

Mes tyre, shumë emigrantë që kanë mbërritur në Athinë shumë vite më parë, tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë greke, transmeton OraNews.

Reza Golami është një prej tyre. Ai është 27 vjec nga Afganistani. 10 vjet më parë ai arriti ti shpëtojë luftës dhe të vendoset në Athinë. Ai mësoi greqisht dhe hapi një restorant në qendër të Athinës, duke ofruar shijet e Lindjes së Mesme.

“Kuptova që e vetmja mënyrë për tu bërë pjesë e shoqërisë, ishte të mësoja gjuhën greke. Dhe ja dola. Ishte e vështirë. Por tani nuk mund të largohem nga Greqia. Si refugjat, mund të shkoj në një vend tjetër por dua të rri këtu” tha Golami.

Golami tha se grekët e ndihmuan dhe ai tani po përpiqet të ndihmojë të tjerët.
“Këta njerëz kanë nevojë për trajtim mjekësor, ushqim, strehë dhe informacion. Dua të bëj për ta, atë cka mundem. I dërgoj në organizata të ndryshme, që mund ti ndihmojnë për gjithcka” tha Golami.

Edhe mediat lokale sigurojnë shërbime dhe informacione të ndryshme për refugjatët. Zëri i Athinës, përmes edhe gazetës së përjavshme, ndihmon me informacione refugjatët dhe emigrantët. Kontribon me 4 faqe të gazetës.

Fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve ilegalë drejt Europës nuk është një fenomën i ri dhe për 2015 shifrat janë vërtet të frikshme, sidomos për Greqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button