Zemri Qamili: E pavërtetë është se ka pasur zhgradim të shqiptarëve në MPB

Pas publikimit të lajmit nga Alsat M, se sistematizimi i ri në Ministrinë e Brendshme ka zbritur në detyrë shqiptarët nga pozitat udhëheqëse, se postet udhëheqëse të shqiptarëve janë zëvendësuar nga kuadro maqedonas ndërkohë që në detyrë janë ngritur edhe kuadro maqedonas pa arsimim adekuat, ka reaguar zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të RM-së Zemri Qamili, njofton Portalb.

“Hedhim poshtë të gjitha zërat e publikuar gjatë ditës së sotme në disa media, kinse kuadrot shqiptare janë zhgraduar nga postet e rëndësishme nëpër disa sektorë të Policisë. E vërteta është se ka pasur emërime të reja nëpër poste të ndryshme udhëheqëse në MPB, dhe në këtë kuadër ka ngritje të përfaqësimit të shqiptarëve, jo vetëm se në nivel të Sektorit-Shkup, por edhe në nivel republikan në te gjithë sektorët. Kështu, ngritje të kuadrove shqiptare nëpër pozicione udhëheqëse kemi si vijon: 25 në Shkup,  3 në Kërçovë,  2 në Kumanovë, 2 në Manastir, 2 në Tetovë, 3 në Ohër, 1 në Makedonski Brod. Po ashtu, policët shqiptarë kanë ngritje profesionale nëpër sektorë të ndryshëm të policisë kufitare . Me 3 sektorë të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, do të udhëheqin kuadro shqiptare, që deri më tani kurrë nuk i udhëhequr shqiptarët. Praktikisht, me sistematizimin e ri, rreth 40 % e të punësuarve shqiptarë në DSK, kanë ngritje për një ose dy shkallë. Është normale që diku mund të ketë pakënaqësi individuale gjatë këtij procesi të sistematizimit, por kjo nuk mund të prezantohet si zhgradim i shqiptarëve, por përkundrazi, bëhet fjalë për gradimin e të gjithë atyre të cilët janë ngritur në pozita më të larta udhëheqëse, falë meritave në punë dhe aftësive profesionale”, thuhet në reagimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të RM-së Zemri Qamili, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button