Shqipëria udhëton drejt Armenisë

 Shqipëria në takimin më të rëndësishëm me historinë. Pak pas mesditës së të shtunës, përfaqësuesja kuqezi nisi rrugën drejt Jerevanit të largët, për sfidën me Armeninë.

Në ndeshjen e fundit të grupeve në Euro 2016, ku Kombëtarja kërkon të sigurojë kualifikimin direkt në Francë, nuk kishte si të mungonte mbështetja. Përfaqësues të grupimit “Tifozat Kuq e Zi” e shoqëruan skuadrën me këngë dhe brohoritje drejt hyrjes në zonën VIP të aeroportit Nënë Tereza.

Pak çaste për një bisedë me zv.trajnerin e Kombëtares, Paolo Tramazzani. Një dhuratë për ekipin, për ti treguar se ata nuk do të jenë vetëm në Armeni. Përpos një grupi prej afro 200 mbështetësit që do të nisen nga Suedia, Tifozat Kuq e Zi i dorëzuan lojtarëve shallë, për ti mbajtur gjatë qëndrimit në Jerevan, por edhe në momentin kur do të hyjnë në fushë për të vëzhguar terrenin.

Pak minuta pas orarit të përcaktuar, çarteri me delegacionin kuqezi u ngrit nga toka Shqiptare, me shpresë dhe optimizëm për të siguruar pjesëmarrjen historike në një eveniment madhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button