Regjisori i filmit “Sivas”, Kaan Müjdeci në Shkup

Regjisori i filmit “Sivas”, Kaan Müjdeci i cili në Festivalin i Filmit Ndërkombëtar të Kineastëve “Vëllezërit Manaki” në kategorinë “SEE Camera” u zgjodh si “Filmi më i mirë” e vizitoi kryeqytetin e Maqedonisë si i ftuar i Institutit “Junus Emre” – Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Müjdeci në deklaratën e tij për AA theksoi se Instituti “Junus Emre” – Shkup ka qenë i interesuar që nga fillimi i publikimit të filmit “Sivas” dhe se ai ka ardhur në Shkup ta marrë çmimin e tij fituar në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Kineastëve “Vëllezërit Manaki” ku edhe do të marrë pjesë në shfaqjen e filmit. Müjdeci theksoi se Shkupi ka patur një rëndësi të madhe në historinë, por edhe sot e cila mund të vërehet edhe nga refugjatët të cilët e përdorin këtë vend si vendkalim për të arritur në shtetet evropiane.

Ai njoftoi se në planet e ardhshme të tij gjendet xhirimi i një filmi në kryeqytetin japonez Tokio dhe njoftoi se do ta emërtoje këtë film “Iguana Tokio”. “Është historia e një familjeje. Familje e vogël, të cilët luajnë lojë kompjuterike dhe unë planifikoj ta shpjegoj marrëdhënien e tyre me këtë lojë. Skenarin e këtij filmi e përfundova para një muaji. Jemi në përgatitjet paraprake” tha ai. Müjdeci gjithashtu theksoi se përgatitjet për çmimin Oscar do të nisin të hënën dhe se në kuadër të përgatitjeve do ta vizitojë Amerikën.

Müjdeci gjithashtu komentoi për mundësinë e xhirimit të një filmi në lidhje me refugjatët dhe tha se: “Jam i tillë që mendoj se nuk mund të xhirohet film në lidhje me një ngjarje të madhe kur është aktuale. Duhet të kaloj pak kohë, kam nevojë për ta kuptuar ngjarjen më mirë dhe për këtë shkak nuk mendoj të xhiroj film në lidhje me refugjatët. Kur do ta shikoni filmin ‘Sivas’ do të vëreni se është i një lloji të ndryshëm. Jam duke bërë filma në lidhje me ‘sjelljet e njeriut’ “.

Müjdeci tha se çmimet e fituara i ka vendosur në shtëpi në vitrinën e nënës së tij dhe tha: “Filmi ‘Sivas’ e bëri hapjen në Venecia, ku e mora çmimin special të jurisë. Pastaj nisi procesi ku mora pjesë në më shumë se 60 festivale. Fitova shumë çmime. Ishte një proces i mirë, proces i këndshëm për mua ku filmi ‘Sivas’ bëri një udhëtim nga Venecia e deri në kandidat i nominuar për përfaqësimin e Turqisë në Oscar. Ishte filmi im i parë”.

Ai gjithashtu dha informacion në lidhje me filmin “Sivas” ku theksoi se: “Është historia e një djali 11 vjeçar nga Anadolli me një qen. Nuk është sikurse historitë tjera. Në të kaluarën kemi shikuar filma me qentë të tipit K-9 dhe poashtu filmi i njohur ‘Lassie’. Por historia e këtij filmi është ndryshe nga këto, ka të bëjë me një rast në Anadoll. Është film në lidhje me formën e dhunës. Përleshja me qen është një ngjarje ilegale, por unë nuk e xhirova këtë film si një projekt i përgjegjësisë sociale, e përdora si metaforë”.

Në kuadër të vizitës së regjisorit Kaan Müjdeci në Shkup, dje u bë shfaqja e filmit “Sivas”.

Kaan Müjdeci është regjisori i filmit “Sivas” i cili është fitues i “Çmimit special të jurisë” në Festivalin 71. të Venecias në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Kineastëve “Vëllezërit Manaki” në kategorinë “SEE Camera” u zgjodh si “Filmi më i mirë” dhe është nominuar si kandidat për përfaqësimin e Turqisë në Oscar nër kategorinë e “Filmave më të mirë të huaj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button