Dy refugjate lindën në Shkup

Brenda 24 orëve dy refugjate kanë lindur në klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkup. Dy gratë e reja në jetë kanë sjellë dy djem të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ky është rasti i parë që refugjatet lindin në këtë klinikë. Mjekët thonë se punën ua ka vështirësuar fakti se ata nuk kanë ditur gjuhën angleze. Prej korrikut e deri më tani 7 gra refugjate nga Lindja er mesme kanë lindur në Maqedoni, njofton Alsat M.

“Pacientja e parë është nga Siria, ndërsa e dyta nga Afganistani. Pacientja e Sirisë lindi dje. Bëhet fjalë për lindje spontane. Ajo solli në jetë, një djalë. Pacientja e dytë është nga Afganistani dhe gjithashtu solli në jetë një djalë. Foshnjat janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Irena Aleksiovska Popetsiev, Klinika e gjinekologjisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button