DW: Evropa në rrezik, koha po kalon

Së pari lajmet e mira: hapat e para për politikën e re për refugjatët janë bërë. Lajmi i keq: kjo po ndodh vonë, shumë vonë. Se si do të mbarojë, askush se di, komenton Bernd Rigert për DW, transmeton Portalb.

Ngadal, shumë ngadal, masat për krizën me refugjatët në Evropë po marrin konturet. Italia dhe Greqia kanë nisur të ndërtojnë qendra më të mëdha. Kufijtë e BE-së do të jenë edhe më të kontrolluara; po zhvillohet luftë kundër tregtarëve me njerëz nga Libia; ata që do të refuzohen për azil do të duhet të kthehen mbrapa, ministrat pë r punë të jashtme pobisedojnë me Turqinë për bashkëpunim më të mirë që të ndalohet hovi i madh i refugjatëve qysh në burim.

Shumë projekte racionale. Por, të gjitha janë në fillim e sipër, ndërsa BE-së po i shkon koha. Do të kalojë kohë që këto projekte të kenë rezultate dhe t’ia arrijnë qëllimit. Sa gjatë do të mund të qëndrojnë vendet që kanë refugjatë?

“Kancelarja gjermane është bërë rob i politikës së vet dhe duhet ta mbajë presionin. Sepse në Evropë do të mund të ketë ndeshje që nuk do të mund të kontrollohet: Austria kundër Hungarisë, Hungaria kundër Serbisë, Maqedonia kundër Greqisë. Ndërkaq nga ana tjetër refugjatët do të mbeten si figura në tabllon e shahut të interesave nacionale” thekson Bernd Rigert.

Lajme të ngjashme

Back to top button