Shqipëria mposhtet në minutat e fundit, shpresat në Armeni

Në minutat e fundit të ndeshjes kombëtarja serbe ka arritur të mund 0:2 Shqipërinë në Elbasan Arena. me dy gola të shënuar pas minutës së 90’, me anë të Kolarov dhe Lajic.

Kuqezinjtë e filluan mirë ndeshjen duke e mbajtur në presion kundërshtarin, madje në periudha kohore loja zhvillohej në gjysmëfushën serbe.

90 minuteshi ishte i ekuilibruar, ku nuk munguan raste për shënim nga te dyja skuadrat, por në fund të ndeshjes Serbia nuk fali duke shënuar dy herë.

Gjithsesi ende nuk ka përfunduar asgjë, falë humbjes së Danimarkës në Portugali, ekipit tonë kombëtar i duhet të fitojë me Armeninë, për të realizuar endrrën e te gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar në kampionatin europian “France 2016″./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button