Minuta e 90, Shqipëria pranoi dy gola!

Debakël pësoi sonte Shqipëria kur për një minutë (minuta 90) e lojës pranoi dy gola!
Golashënues Kolarov dhe Ljajic.

*********************************************************************

Sapo mbaroi me rezultat baraz pjesa e parë e ndeshjes në Elbasan Arena.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Serbia arriti të shënojë një gol e cila fatmirësisht u anulua pasi skuadra nën udhëheqjen e Rodovan Cicil fauloi portierin Etrit Berishën.

**********************************************************

Ka nisur ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Atmosfera në stadiumin Elbasan Arena është ndezur.Në karriket e stadiumit janë vendosur qeleshe dhe bluza kuqezi. Tifozët kanë nisur këngët e tyre në mbështetje të kombëtares shqiptare. Minuta e parë ka nisur me një rast të mirë për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për ndeshjen që mund të ndryshojë historinë e futbollit shqiptar, pasi në rast fitoreje mund t’i garantojë vendit tonë pjesëmarrjen në Evropianin 2016.  Dy ekipet, ai i kombëtares sonë dhe ekipi serb kanë hyrë rreth orës 19:10 minuta në “Elbasan Arena”. Udhëtimi i ekipit serb nga Tirana në Elbasan ka kaluar pa incidente.

Formacionet:

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Xhimshiti, Agolli, Lenjani, Cana (C), Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj. Trajner: De Biazi0

Serbia: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç (C), Kolarov, S. Mitroviç, Tosiç, Milivojeviç, Matiç, A. Mitroviç, Tadiç, Ljajiç. Trajneri: Çurçiç

(Vijon…)

Lajme të ngjashme

Back to top button