Blindohet “Elbasan Arena”, vjen Njësia Speciale

Ashtu siç ishte paralajmëruar policia shqiptare është gati për të filluar misionin e vet: Ruajtjen e rendit në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi.

Para disa orësh, Policia e Shqipërisë kishe rrethuar stadiumin ‘Elbasan Arena’, kurse tani është Njësia Speciale ajo që ka filluar të lëvizë dhe atë gjithmonë me mbrojte nga ajri.

E gjitha kjo është bërë që të sigurohet një perimetër sa më i madh i sigurisë rreth stadiumit, ku sonte (e enjte) do të luhet ndeshja.

Vlen të theksohet se të gjitha bizneset që janë afër stadiumit janë mbyllur, në mënyrë që kontakti në mes të tifozëve dhe lojtarëve të mos ndodhë para sfidës historike.

Lajme të ngjashme

Back to top button