BE dhe SHBA: Ligji për zgjedhje duhet të miratohet dhe sa më shpejt të nis të aplikohet

Misioni i Bashkimit evropian në Maqedoni dhe Ambasada e SHBA-ve sot kanë dal me reagim të përbashkët për shtyrjen e afatit për marrëveshje në lidhje me ligjin për zgjedhje, transmeton Portalb.

Të dy misionet e përsëritën qëndrimin e Komisionit evropian, se partitë politike sot duhet ta finalizojnë këtë çështje .

“Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-ve në shprehin keqardhje që partitë nuk arritën t’i finalizojnë reformat zgjedhore, edhe përkundër progresit në bisedimet e grupeve punuese. Ftojmë liderët e partive që sot të arrijnë marrëveshje. Zgjedhjet po afrohen. Ligji për zgjedhje duhet të miratohet dhe sa më shpejt të nis të aplikohet, duke e pasur parasysh se zgjedhjet janë në prill”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button