3000 refugjatë të mbytur gjatë këtij viti në Mesdhe

Organizata Ndërkombëtare për Migracion, IOM ka dalë sot me një vlerësim sipas të cilit gjattë këtij viti në Detin Mesdhe janë mbytur rreth 3000 refugjatë.

“Mesdheu mbetet rruga më vdekjeprurëse për refugjatët në planetin tonë”, ka thënë sot në Gjenevë drejtori i IOM, William Lacy Swing.”Kjo gjë është e panevojshme, absolutisht e evitueshme dhe plotësisht e papranueshme” kaq thënë ai në dritën e lajmeve për rastet e reja ende të pakonfirmuara të vdekjeve në Mesdhe.

Sipas tij deri sot, gjatë këtij viti përmes Mesdheut me barka në Evropë kanë arritur 558`000 refugjatë, numër ky më shumë se dyfish më i madh se ai i gjithë vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button