Reagon Ambasada e Amerikës për ligjin e “bombave”

Pushteti dhe opozita sot do ti vazhdojnë negociatat në grupet punuese pasi mbrëmë arritën përparim për çështjet lidhur me Kodin Zgjedhor si dhe për ligjin që ndalon publikimin e “bombave” thonë nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni, njofton Portalb.

“Grupi punues për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos mbrëmë arriti  progres për çështjet lidhur me zgjedhjet dhe ra dakord që sot përsëri të vazhdojë me bisedimet. Partitë gjithashtu, u dakorduan që çështjet për inkriminimin e atyre që vazhdojnë të publikojnë informata joligjore të diskutohen në grupin punues, të rishikojnë një ligj të tillë të mundshëm në një pako të njëjtë me ligjin për të mbrojtur të ashtuquajturit  informatorë  dhe këto çështje t’i zgjidhin para 20 tetorit.“ thonë nga Ambasada, njofton Portalb.

Sipas ambasadës, këto ligje hapin çështje të serioze në lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe qeverisje të mirë, dhe prandaj këto çështje së bashku duhet të zgjidhen në përputhje me detyrimet ndërkombëtare që i ka marrë Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Back to top button