LR-PDSH: tendencë e fundit e BDI-së për ti bërë atentat njëherë e përgjithmonë lirisë

Partia LR-PDSH ka reaguar kundër propozim ligjit nga VMRO-BDI për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjimeve të quajtura “bomba”.
“Kjo është tendencë e fundit e BDI-së për ti bërë atentat njëherë e përgjithmonë lirisë – lirisë së fjalës. Këtë e kanë bërë në mënyrë tinëzare 13 vite me radhë prej kur u instaluan në skenën politike, tani e bëjnë shumë publikisht me propozime konkrete në Parlament. Me propozim-Ligj.

Dje u munduan ta vrasin Lirinë dhe sot mundohen të arsyetojnë pse donin ta vrisnin lirinë, siç thanë “për të mbrojtur nga shantazhimi njerëz me veprime që kanë të bëjnë me çështje private”. Nuk është çështje private sistemi që duhej mbrojtur nga ana e Ministrit e Punëve të Brendshme tuajin dhe shefin e shërbimit sekret po ashtu tuajin, që mbronin dhe mbrojnë sistemin në kurriz të qindra viteve burg të shqiptarëve të Sopotit është çështje shume publike dhe gjithë-shqiptare. “ thonë nga kjo parti.

Sipas LR-PDSH, “Monstra”! ku i dihet, mund të jetë edhe çështje private e Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit për favore të ndërsjella, por akuzat ishin shumë publike kinse shqiptarët fundamentalist dhe radikal paskan vrarë.
“Bastisjet që ndodhën në gjysmën e trojeve shqiptare në Maqedoni, u munduan të nxijnë imazhin e nënave dhe motrave tona, kjo nuk është çështje private, por është shumë publike dhe publikisht duhet të përgjigjeni.

“Lagjja e trimave” dhe Kumanova është tmerr që e përjetuan të gjithë shqiptarët e Kumanovës por edhe të tjerët, pa kursyer grup-moshat, a janë fëmijë, pleq e të rritur, a janë gra apo burra, kjo assesi nuk mund të jetë çështje private, por shumë publike. Vitet burg që parashihnit me propozim-Ligj për ata që do t’i thonë këto të vërteta, nuk do të na pengojnë për t’i thënë këto të vërteta.

Instinkti mbrojtës i juaji është çështje private e juaja, por dënimin do ta merrni shumë

Lajme të ngjashme

Back to top button