RDK: Seancat gjyqësore të aferës së përgjimeve të emetohet direkt në televizionet nacionale

Si kundër-përgjigje ndaj propozim-ligjit për ndalimin e publikimit të bombave, Rilindja Demokratike Kombëtare propozon që ngritja e padive nga ana e prokurorisë speciale ndaj gjithë shkelësve të aferës së përgjimeve të emitohen direkt në të gjitha televizionet nacionale të gjitha seancat gjyqësore.
Kjo sipas RDK të bëhet me qëllim që “e tërë popullata të sheh degjenerimin e të gjithë aktorëve politik që e kanë shkaktuar këtë dëm kaq të madh ndaj shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.“

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos atij amerikan që njëherë e përgjithmonë ti jap fund si që thonë ata “lojërave të fëlliqura të këtij pushteti autokrat” që u vërtetua për të satën herë edhe me propozim-ligjin e fundit të propozuar nga BDI-VMRO për ndalimin e çdo publikimi të përgjimeve që sipas tyre “vet ky pushtet e ka realizuar deri më tani.”

“Ky propozim i fundit është kulminacioni i degjenerimit total të këtij pushteti dhe prandaj kërkojmë ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtarë sepse ky pushtet është duke shkatërruar çdo investim që ky komunitet ndërkombëtarë ka bë për këtë vend për këto 25 vite të pluralizmit. Në të kundërtën, kjo tolerancë do të sjellë një anarki totale me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi. “thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Rilindja Demokratike Kombëtare e mban qëndrimin e tyre se të gjithë aktorët politik do të duhet të marrin përgjegjësi konkrete për të gjithë këtë si që thonë ata “degjenerim që i është bërë këtij shteti dhe kësaj shoqërie, dhe prandaj propozim-ligji për ndalimin e publikimit të përgjimeve para se të respektohet marrëveshja e Përzhinos në lidhje formimin e komisionit anketues në kuadër të parlamentit që do të merret me ndëshkimin e përgjegjësve të aferës së përgjimeve, nuk duhet toleruar. Në të njëjtën kohë, ky propozim-ligj mund të pasojë vetëm pas përfundimit të procedurës së prokurorisë speciale që është themeluar enkas për të vërtetuar keqpërdorimet e aferës së përgjimeve.” rekomandon RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button