Drama “Çernodrimski” nxjerr sekretet e teatrit të Tetovës

Themelimi i seksionit të Dramës Maqedonase në Teatrin e Tetovës ka kaluar në heshtje prej disa muajsh, duke mos u bërë publik lajmi për nisjen e funksionimit të tij me punësimin e vetëm dy aktorëve. Surprizën do ta prishë premiera e shfaqjes së parë, pjesa teatrale “Çernodrimski kthehet në shtëpi”, që do të ngjitet në skenë në fillim të muajit të ardhshëm, ku janë angazhuar edhe aktorë nga teatro të tjera për realizimin e saj, njofton gazeta Koha.
Drejtori Valmir Aziri nuk jep asnjë shpjegim lidhur me ngjarjen që nuk është bërë publike. Ai thotë vetëm se kanë përmbushur një kërkesë të qytetarëve maqedonas për të pasur një teatër në gjuhën e tyre.
“Themelimi sipas vendimit të Qeverisë gjashtë muaj më parë është arritur sipas një marrëveshje edhe për punësimet që janë bërë paralel si në Tetovë, edhe në Kumanovë. Unë do të vazhdoj të jem drejtor i teatrit dhe me premierën që do të shfaqet në fillim të muajit nëntor, publiku do ta vlerësojë nëse kemi bërë mirë ose jo që e kemi hapur”, thotë Aziri.

Sipas një deklarate të së njejtit, disa kohë më parë Teatri i Tetovës ka nevoja primare, si për shembull plotësimi i ansamblit me aktorë. Kjo ishte edhe arsyeja që në konkursin e muajit dhjetor, Teatri i Tetovës në vend të punësimit të punonjësve të profileve të tjera, ra dakord me Ministrinë e Kulturës që të hapte konkurs për punësimin e aktorëve. Në këtë teatër, ashtu si edhe në teatrot e tjera shqiptare, nuk ka të punësuar regjisor apo dramaturg, ashtu si edhe mungesat janë evidente edhe për pjesën e stafit teknik. Teatri i Tetovës, si një institucion nacional është themeluar në vitin 2007. Buxheti në vite ka qenë modest, ndërsa kushtet e pavolitshme skenike kanë vështirësuar punën e këtij institucioni.

LEXO: Tetovë, ende nuk duken Teatri dhe Biblioteka (FOTO)

Lajme të ngjashme

Back to top button