OJQ Info-Qendra: Pushteti aktual nuk ka kapacitet demokratik

Edhe Info-Qendra ka reagur në lidhje me propozimin e djeshëm të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjimeve, njofton Portalb.

Tentimi i garniturës qeveritare, nëpërmes këtij ligji jokushteutes, të sjell censurë, për OJQ Info-Qendra paraqet edhe një vërtetim se pushteti aktual nuk ka kapacitet demokratik dhe se është i gatshme në çdo mënyrë t’i ikë përgjegjësisë, për përgjimin e mijëra qytetarëve, dhe korrupsionin që u zbardh me të a.q. bombat.

Nga Info-Qendra thonë se qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën e plotë dhe kërkojnë përgjegjësi për ata që në mënyrë jo ligjore kanë përgjuar dhe kanë harxhuar paratë e tyre.

Info-Qendra i bashkëngjitet iniciativës qytetarë “Hajde” dhe fton qytetarët të dalin masovikisht në protestën e sotshme, ora 18 para Kuvendit.

Ata apelojnë faktorin ndërkombëtarë të mos lejojnë VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në ta vonojnë procesin e dialogut./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button