Fërçkoski: Ligji mund të ketë implikacione të tmerrshme

Ligji për mospublikimin e bombave është barbarë. Ai mund të sillet urgjentisht dhe të ketë implikacione të tmerrshme, kështu ka deklaruar për Libertas.mk profesori universitar Lubomir Fërckoski, i cili ka apeluar që faktori ndërkombëtarë të mos lejojë një budallallëk të këtillë, transmeton Portalb.

“Ligji ndeshet me disa vlera juridike civilizuese- e para është se censura është e ndaluar. Dispozitë e tillë qëndron në të gjitha Kushtetutat e Evropës dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk e mohon këtë ndalim”, ka thënë Fërckoski.

Absurdi tjetër, sipas Fërckoskit, është se ligjin ndalon publikimin e këtyre materialeve edhe jashtë vendit ku Kuvendi jonë nuk ka kompetenca.

Dje BDI dhe VMRO-DPMNE kanë prezantuar në Kuvend propozim-ligjin për ndalimin e publikimit të bombave, ndërkaq materialet e reja në lidhje me përgjimet t’i dorëzohen prokurores speciale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button