Serbi, çdo i treti mashkull i testuar nuk është baba i fëmijës së tij

Një lajm jo i mirë vjen nga Serbia për popullatën mashkullore. Gazeta Blic shkruan se 30% e burrave që e kanë kryer testin e ADN-së në Institutin e për ta konfirmuar atësinë e tyre, nuk janë në të vërtetë baballarët biologjik të fëmijëve të tyre.

Sipas po të njëjtit burim, dyshimet se tradhtohen nga gratë e tyre i kanë shtyrë këta burra ta bëjnë këtë test me rezultatet jo të këndshme për to. Mes rasteve tjera, çdo i treti i cili ka dyshuar se fëmija nuk është i tij dhe ka kryer testimin, është vërtetuar se ai ka pasur të drejtë.

“Dita ditës më shumë burra  kërkojnë vërtetimin e atësisë përmes kryerjes së testimeve ADN, përderisa gratë janë të prira të kërkojnë të drejtat e tyre në rrugë gjyqësore mbi fëmijët e tyre. Meshkujt janë më dyshues, se tradhtohen nga gratë e tyre, dhe një gjë e tillë duket se del e vërtetë, ngase 30 për qind e burrave del se kanë pasur të drejtë në dyshimet e tyre” – thotë Oliver Stojkoviq, menaxheri i laboratorit të ADN-së në Beograd ku në vit kryhen 250 testime për atësi.

Duke sqaruar rastet ai tregon se në një rast babai ka testuar të gjithë fëmijët e tij që kanë qenë gjashtë, por se ka pasur edhe raste kur nëna ka sjell katër burra të ndryshëm për ADN test, për të vërtetuar atësinë e fëmijës së saj, shkruan Blic. 

Lajme të ngjashme

Back to top button