Gjermania është duke menduar për heqjen e regjimit të vizave me Turqinë

Gazeta gjermane me ndikim “Shpigel” pohon se një numër i madh i anëtarëve të liderëve të partive simotra CDU dhe CSU të cilat bashkë me Socialdemokratët (SPD) e përbëjnë qeverinë gjermane vlerësojnë se regjimi pa viza për Turqinë është ide e zbatueshme.

“Shpigel” në analizën e saj për problemet me të cilat ballafaqohet Gjermania gjatë pranimit të refugjatëve thotë se kancelarja Angela Merkel beson se mënyra e vetme për t’u zvogëluar numri i tyre është angazhimi i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare.

Gazeta pohon se në kuadër të kësaj qasje të kancelares tashmë bisedon me Turqinë e cila duhet ta mbyllë kufirin drejt Evropës (me Greqinë dhe Bullgarinë) për refugjatët. Sipas “Shpigelit” është e qartë se çfarë do të kërkonte Ankaraja si kthim.

Një burim i CDU-së (demokristianët e Merkelit) për gazetën pohojnë se Turqia si kundërshërbim kërkon vendosjen e regjimit pa viza për qytetarët e saj kërkesë e cila deri para ca kohësh u hodh poshtë pa debat. Duke e pasur parasysh situatën e deritanishme, sipas gazetës, një pjesë e madhe politikanëve në partitë në pushtet vlerësojnë se regjimi pa viza për Turqinë është hap i mirë nëse me këtë Gjermania shpëton nga vala e refugjatëve.

Paraprakisht liderët e BE-së i bënë thirrje presidentit turk, Erdogan të pranojë t’i kthejë të gjithë refugjatët të cilët do të refuzohen në kufijtë evropian në këmbim të lehtësimit të udhëtimeve të turqve në BE, ndërsa Nisma evropiane për stabilitet (ESI) publikoi një analizë të quajtur “Plani i Merkelit” sipas të cilit Turqia do të merrte liberalizim vizash për qytetarët e saj nëse bashkëpunon me Gjermaninë në parandalimin e valës së pakontrolluar të refugjatëve në BE. Sipas planit të ESI-së Gjermania do të obligohej të pranojë 500 mijë sirianë të cilët aktualisht janë të vendosur në Turqi ndërsa BE-ja do t’i jepte ndihmë financiare Turqisë për ballafaqimin me krizën e refugjatëve. Një prej varianteve të parapara me planin është kërkesa për azil për Gjermaninë apo anëtare të tjera të BE-së të shtrohen në kampet e refugjatëve në Turqi ku për momentin janë vendosur rreth 1,9 milionë refugjatë sirianë.

Lajme të ngjashme

Back to top button