Blomeyer: Mosnjohja e Kosovës nuk paraqet pengesë për anëtarësim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer tha se mos njohja nga pesë vendet e mbetura të BE-së nuk paraqet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Kosova duhet t’i bind këto shtete se e meriton integrimin në BE. Kosovën e presin detyra të mëdha siç janë: luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse me anëtarësimet e fundit Evropa ka pasur disa përvoja të këqija” tha Blomeyer, i cili mori pjesë në diskutimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike: “Marrëdhëniet BE – Kosovë në kontekstin e politikës së zgjerimit të BE-së”.

Ai përsëriti përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Back to top button