Lëvizja BESA: Përkrahim çdo protestë kundër ndotjes ekologjike dhe pushtetit diktatorial

Pas lajmit të përhapur nëpër media se është formuar një këshill nismëtar i përbërë nga OJQ-të, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), shoqatat ekologjike, intelektualë, dhe përfaqësues të partive politike për organizimin e aktiviteteve për ruajtjen e ambientit jetësor, më 9 tetor (e premte) 2015, do të organizojë marshin mbarë qytetarë me moton, “Marshimi për shpëtimin e Tetovës”.

Lëvizja Besa shprehë gatishmërinë që të ndihmojë në të gjitha format aksionet që shkojnë në sensibilizimin e opinionit për ndotjet – helmuese ekologjike, që u bëhet shqiptarëve nga mosinteresimi i pushtetit BDI dhe VMRO-DPMNE.

“Lëvizja Besa e shprehë qëndrimin e saj se e përkrahë çdo protestë që shkon në favor të mbrojtjes së ambientit, si dhe kundër këtij pushteti diktatorial”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Back to top button