Izairi sërish premton: Ujësjellësi i Tetovës deri në fund të muajit do të jetë gati

Edhe pse me datë 18 shtator ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi thanë se brenda dy apo tri javëve do të mbarojnë punimet për ujësjellësin, kjo gjë nuk ka ndodhur, njofton Portalb.
Në pyetjen e Portalb-it se kur do të përfundojnë punimet, ministri Izairi tha se deri në fund të muajit tetor.

“Mund t’ju them se punohet dhe deri në fund të muajit do të përfundojë puna e ujësjellësit” tha Izairi.

Ujësjellësi, TetovëGjatë vizitës së 18 shtatorit në pjesën ku ndërtohet ujësjellësi i ri, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi premtoi se së shpejti tetovarët do të furnizohen me 200 litra ujë për pije në sekondë nga ujësjellësi i ri, ndërtimi i të cilit është nga fundi. Ujësjellësi mbulon përfshinë ujërat e lumenjve “Shkumbin” dhe “Ujit të Ftohtë” dhe është i gjatë më shumë se tetë kilometra e gjysmë.

“Nga informatat e fituara në terren, mund të vijmë në përfundim se deri më tani 80% e punimeve të ndërtimit të ujësjellësit janë përfunduar. Mbetet që ujësjellësi të vazhdohet edhe një kilometër e gjysmë, kjo pjesë përfundimtare presim që brenda dy apo tre javëve të përfundojë”, tha ai.

Që të mundet uji nga ujësjellësi i ri plotësisht të shfrytëzohet, duhet që të ndërtohet edhe stacion filtrues, procedura e të cilës, rreth njoftimit publik për blerjen e saj, ende ndodhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button