Koncert në Çair, “Këngë të paharruara” me Kastriot Tushën dhe Sinan Vllasaliun

Qendra Informative Kulturore – Shkup dhe Komuna e Çairit ju ftojnë në koncertin “Këngë të paharruara”, të interpretuara nga Kastriot Tusha, tenor dhe Sinan Vllasaliu, në përcjellje të Orkestrinës Popullore të Qytetit të Elbasanit “Isuf Myzyri”, me solistë: Zeqir Sulkuqi (violinë), Sopot Serica (firzamonikë) dhe Arben Topalli (klarinetë), nën orkestrimin e Klement Markut, gjithashtu do të përcillet edhe nga grupi i valleve “Isuf Myzyri”, nën koreografinë e Artan Ibershimit.
Koncerti do të mbahet me 14 tetor (e mërkurë) 2015, në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Ky është një koncert ku do të interprohen këngë të mirëfillta dikur të interpretuara nga Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Bodini dhe Qamili i Vogël ndërsa tash nga Kastriot Tusha (mjeshtër i madh) dhe Sinan Vlasaliu.

Shkupi është destinacioni i tretë i mbajtjes së koncertit sepse i njejti është mbajtur në Tiranë dhe Prishtinë.
Organizatorë të koncertit janë Qendra Informative Kulturore – Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit.

Biletat mund te miren ne QIK dhe Librarinë e Carshise(gratis).

Lajme të ngjashme

Back to top button