LSDM: Me çfarë baze MPJ ka lejuar pasaportën diplomatike për Sasho Mijallkovin?

“Informacioni se Sasho Mijallkovi ka marrë pasaportë diplomatike hap skandal të ri serioz. Kjo do të thotë se institucionet e drejtuara nga bashkëpunëtorët e Gruevskit hyjnë në një abuzim të rëndë të pushtetit, thonë nga LSDM-ja.

Nga atje i bëjnë thirrje ministrit të jashtëm Nikolla Popovskit  të shpjegojë se me çfarë baze Ministria e Punëve të Jashtme ka lejuar pasaportë diplomatike për kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov?

“Dokumentet e publikuara tregojnë se Mijalkov ka marrë pasaportë diplomatike si një ekspert. Çfarë eksperti është Sasho Mijallkov? Cili institucion Mijallkovin e ka emëruar ekspert,  për të ka kërkuar pasaportë diplomatik? Pasaporta diplomatike i jepet ekspertit me afat jashtëzakonisht të kufizuar derisa është i nevojshëm qëndrimi i atij jashtë shtetit. Pasaporta diplomatike Mijalëkovit i është dhënë më 29 gusht dhe ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh”,-thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së ky hap i ministrit të jashtëm Popovski do të thotë se Gruevski me bashkëpunëtorët e tij përgatit terren për arratisje të Sasho Mijallkovit nga Maqedonia..

Prej atje thonë se do të ketë llogaridhënie për të gjithë ata që të përfshihen në veprimet e paligjshme, kriminele që ndërmerr pushteti i Nikolla Gruevskit në largim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button