Rama në OKB, kërkon njohje për Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sërish një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka bërë një pasqyrim të situatës në Shqipëri e Ballkan.

Ai bëri thirrje për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur, duke e përmendur aty edhe rivalin kryesor të këtij mendimi, Serbinë.

“Ballkani ka hyrë në një proces paqeje dhe iu bëjmë thirrje atyre vendeve që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës do të jetë mirë edhe për vetë Serbinë”, ka thënë Rama, transmeton Koha.net.

“Duhet të mësojmë nga e kaluara dhe ta lëmë pas krahëve, pavarësisht ngjyrës, besimit apo racës. Le të bëhemi bashkë për të nisur procesin e zhvillimit, duke vënë në plan të parë të ardhmen e fëmijëve tanë”, është shprehur ai.

Kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe bashkjetesën dhe harmoninë fetare tek shqiptarët, duke thënë se janë shumë krenarë për këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button