Klopp pritet të marrë drejtimin e Bayernit
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp pritet që nga edicioni i ardhshëm të drejtoj skuadrën më të madhe gjermane, Bayern Munich.
Daily Star shkruan se Klopp po pret largimin e Pep Guardiolas, kontrata e të cilit me Bayernin skadon në fund të këtij edicioni.
Ky është një lajm shumë i keq për dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Liverpool, të cilat shpresonin që të merrnin Kloppin edicionin e ardhshëm.