Kumanovë: BDI dhe Damjanovski arsyetohen pse nuk e ndërtuan urën (VIDEO)

Më 24 shtator, ditën e parë të Kurban Bajramit në përdorim ishte lëshuar ura në lagjen Bahçet në Kumanovë. Urë kjo që ishte rrënuar nga shirat e fillimvitit dhe kishte vështirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ura në fjalë lidhë banorët me qendrën e qytetit dhe është mjaftë e frekuentuar.

“Një kohë shumë të gjatë banorët e kësaj lagje kanë rrezikuar duke kaluar këtë urë gjysmë të rrënuar, pushteti premtoi se do ta ndërtojë por nuk e bëri” tha për Portalb Asllan Fazliu banor i lagjes.

Portalb ka siguruar dy video me prononcime të autoriteteve lokale, ku është premtuar se do të rregullohet kjo problematikë e qytetarëve. Veç kësaj janë premtuar edhe ura tjera. Mirëpo, asnjë urë nuk u ndërtua me vulën e BDI-së apo me ‘aminin’ e Komunës së Kumanovës.

“Ura është në lumin që nuk qëndron në planin gjeneral urbanistik, që kur është ndërtuar stadiumi, lumi është zhvendosur në anën tjetër dhe gjithçka që nuk është në planin gjeneral nuk mundet të ndërtohet me para të buxhetit të Komunës. Ne nuk kishim asnjë mundësi të ndihmojmë në këtë aspekt. Unë propozova, në takim me qytetarët, të bëjmë një zgjidhje të përkohshme, derisa nuk bëjmë një projekt konkret. Unë e përkrahë zgjidhjen e tanishme, por kjo nuk është afatgjate. Unë jam munduar me mundësit e mia personale, por pa pasur dokumentacion për atë pjesë, komuna si institucion nuk ka pasur mundësi të përkrahë ndërtimin e urës”, tha për Portalb kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

“Pushteti lokal nuk ka pasur mundësi ligjore. Unë premtimin që e dhashë më herët e bëra duke u bazuar në premtimet që i kam marr nga pushteti qendror. Unë kam qenë në komunikim me pushtetin qendror dhe në çdo moment kemi prit me filluar me ndërtimin e urës. Ata startuan më herët e bënë urën, e shfrytëzuan për punë tjera. Unë s’ju kam ikë premtimeve, ne jemi duke punuar për urbanizimin e asaj zone dhe do të vazhdojmë”, theksoi Ridvan Asani, këshilltarë në Këshillin e Kumanovës.

Banorët e lagjes janë ndarë të kënaqur me veprimin e Lëvizjes Besa.

“Një gjest human nga aktivistët e Lëvizjes Besa që ndërtuan urën në lagjen time, që na mungoi për më shumë se 7 muaj. Këtë gjest duhet përshëndetur, ndërkaq akti i BDI-së, të cilët janë pjesë të pushtetit qendror dhe atij lokal është i papranueshëm”, tha për Portalb Jakup Asani, banor i lagjes së Bahçeve, Kumanovë.

Nga Lëvizja Besa për Portalb thonë se vetëm forca institucionale nuk të jep legjitimitetin për të ndërmarr aktivitete në dobi të qytetarëve.

“Mediet ka kohë muaj kanë paralajmëruar për urën e prishur dhe vështirësitë që kanë banorët e lagjes së Bahçeve, por institucionet lokale kanë qëndruar të shurdhra. Këshilltari i BDI-së, Ridvan Asani pat premtuar se do të rregullohet ura, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Shtatori filloi, nxënësit e asaj lagje kishin nevojë dhe ne si subjekt e pamë të nevojshme të reagojmë, është obligim qytetar të ju ndihmohet qytetarëve kur e kërkon nevoja”,u shpreh Mesud Bajrami nga Lëvizja Besa- Kumanovë./Portalb

levizja-besa-ura-418x215

Lajme të ngjashme

Back to top button