LG prezanton super-modelin V10

LG prezantoi sot një model të ri të telefonit të saj të avancuar, të cilin e ka quajtur V10.

Siç mund ta dini nga disa publikime të mëhershme për pajisjen, ky telefon ka një ekran dytësor, dy kamera të përparme dhe një pjesë të pasme që e bën atë shumë më interesant sesa modelet tjera të telefonave mobil, trasnemton Telegrafi.

LG V10 sjell ekranin e madh me digaonalen prej 5.7” në QHD IPS LCD dhe ekranin e dytë me 2.1” në IPS (160×1040). Brenda telefonit është procesori Qualcomm Snapdragon 808, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme me port për microSD, 16MP f/1.8 kamera e pasme me OIS, 5MP kamera e përparme, bateria që hiqet me 3000mAh, LTE Cat.6, 802.11ac WiFi, dhe Android 5.1.1.

Për nga dizajni, V10 duket mjaft ngjashëm me G4, por me ekran shtesë dhe kamerën e dytë në pjesën e përparme.

Telefoni e ka edhe sensorin e sigurisë me gisht, bashkë me 32 bit Hi-Fi audio, kornizën Dura Guard, dhe mbështjellësin Dura Skin në pjesën e prapme.

Lajme të ngjashme

Back to top button