19,000 dollarë në muaj për banesën e “Harry Poter-it”

Sikur pasuria e fituar me filmat e Harry Potter të mos i mjaftonte, aktori britanik Daniel Radcliffe, do ta rrisë sasinë e saj edhe pak pasi që do ta japë me qira apartamentin e tij në Amerikë.

Banesa e tij është e gatshme për këdo që e pëlqen luksin. Ajo gjendet në lagjen Soho në New York dhe do të jepet me qira për 19,000 dollarë në muaj.

26 vjeçari Daniel i cili numëronte pasuri prej 68 milionë funtesh në vitin 2014, e kishte blerë këtë apartament për 4 milionë dollarë.

Ylli i Hollivudit, i mirënjohur për rolin e tij të librave të famshëm Harry Potter, nuk kishte jetuar gjatë në këtë apartament bën të ditur New York Times, transmeton Klan Kosova.

Banesa i ka dy dhoma gjumi, dy dhoma të mëdha të tëra të rrethuara në xhama, një gym personal dhe një pishinë.

Interieri është i tëri shumë modern me tavane të larta, me dyshemetë të punuara nga druri i fortë dhe një kuzhinë nga modelet më të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button