Franca: Të mos përdoret veto në KS të OKB-së për masakrat masive dhe gjenocidet

Franca ka paraqitur një propozim në OKB që 5 vendet e përhershme anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mos përdorin të drejtën e vetos në situata si masakra masive dhe gjenocide, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin francez mësohet se ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius i ndodhur në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka vënë në dukje se kanë paraqitur propozimin në OKB dhe mund të punojë më seriozisht në lidhje me të drejtën e përdorimit të vetos në situata si masakra masive dhe gjenocide.

Fabius duke tërhequr vëmendjen se KS i OKB-së për shkak të vetos të përdorur në këto situata ka arritur në një situatë ngërçi ku nuk mund të punojë, ka theksuar më tej se Franca e cila ndodhet mes 5 anëtarëve të përhershme nuk e përdor veton e saj në situata të tilla dhe se gjithashtu pret që edhe vendet e tjera anëtare të zbatojnë këto përgjegjësi të ngjashme.

Theksohet gjithashtu se nga 5 anëtarët Rusia dhe Kina nuk e shohin pozitive këtë qasje në lidhje me debatet për heqjen e të drejtës së vetos për këto ratse, situatë kjo e cila është për një kohë të gjatë edhe në axhendat e organizatave të të drejtave të njeriut.

Ndërsa theksohet se ky propozim mbështetet nga Britania dhe SHBA si dhe nga 75 vende nga Evropa dhe Afrika.

Në mënyrë që ky propozim të pranohet në KS të OKB-së është e nevojshme shumica me 1 të tretën e 15 anëtarëve. Por edhe sikur të arrihet kjo shumicë nëse një prej 5 vendeve anëtare të përhershme vendos veton atëherë ky propozim nuk miratohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button