Më shumë se 90 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Kroacisë, vetëm në dy javët e fundit

Policia kroate ka raportuar se në më pak se dy javë, më shume se 90 mijë refugjatë kanë kaluar përmes Kroacisë në drejtim të Evropës Perëndimore.

Ministri i Brendshëm,  Ranko Ostojic, ka deklaruar se vetëm pesë njerëz kanë ngelur në dy kampet kryesore të refugjatëve në Kroaci, ndërsa pjesa tjetër janë zhvendosur për në Hungari, transmeton Gazeta Blic.

Refugjatët e larguar nga lufta dhe varfëria janë kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, ndërsa qëllimi i tyre është që të shkojnë drejt vendeve të pasura të Evropës Perëndimore, si Gjermania dhe Suedia.

Kroacia është bërë një vend transit për refugjatët, pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë. Megjithatë, fluksi i madh i refugjatëve pritet që të zvogëlohet për shkak të përkeqësimit të motit.

Lajme të ngjashme

Back to top button