Shipoviq të martën do të pritet nga policia por edhe me protesta masive

Të martën kur pritet qe kryetari i Këshillit të Komunës Qendër Mirosllav Shipoviq të kthehet në Maqedoni dhe të arrestohet, LSDM-ja do të organizojë protesta.

Ky ishte njëri nga vendimet e mara të LSDM-së në seancën e udhëheqësisë së kësaj partie ditën e djelë.LSDM gjithashtu ka marrë vendim që kryetarët e komunave të mos e lëshojnë BNJVL-në siç ishte e thënë në disa medium, por do ta ngrijnë punën në këtë trup.

Përfaqësuesit e LSDM-së do ta ndalojnë edhe pjesëmarrjen e grupit punues në Kuvend, që duhet zbatuar rekomandimet në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar.

Këshilltarët e opozitës më të madhe Maqedonase do të shprehin revoltën në atë mënyrë që nuk do të marrin pjesë në seancat e para të ardhshme në të gjitha komunat e Maqedonisë.

Vendimet e LSDM-së janë si reagim ndaj aksionit policorë “Kryesuesi”, të cilin opozita e vlerson si një rast i montuar politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button