Festa e Kurban Bajramit në Shkup (Foto)

Çmimet e kurbanëve desh, dele apo lopë këtë vit sillen prej 120 e deri më 1400 euro, thonë shitësit e Shkupit, të vendosur në lagjen Karadak Mahallë në Shkup, pranë shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ apo ish Liria baraka.

Edhe këtë vit kriza ka goditur qytetarët, thonë disa shitës të anketuar nga Portalb.

‘Varësisht nga kilogramët që kan delet apo një dash çmimi më i ulët është 120 euro, ndërsa për një lopë me më pak kilogram kushton 500 e deri më 1400 euro. Ka qytetarë që interesohen, ka edhe që blejnë, por secili shiqon diçka me çmim më të ulët, pasi kushtet nuk lejojnë’ tha F.D, shitës.

‘Njëjtë sikur edhe vitin e kaluar janë çmimet e kurbanëve, shumë qytetarë vijnë vetëm interesohen por nuk kanë mundësi të blejnë’ tha një shitës tjetër.

Nga ana tjetër jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të therrin kurban për festën e Bajramit.

‘Është kusht i Islamit të cilin të paktën në jetë duhet ta plotësojmë por me të vërtetë nuk arrihet asesi të ndash as 100 euro me rrogat që i marrim nuk mund të dalim në skej të muajit, e lere të therrësh Kurban. Dola vetëm të shoh atmosferën se si shkojnë çmimet, dhashtë Zoti na mundëson vitin tjetër të therrim kurban’ tha Bedri F.

‘Jemi pregatitur për Bajram ashtu siç e do rendi, duke filluar nga bakllava dhe të tjerat. Tani dola të blej një dash apo dele të vogël për nipin tim’ tha Nexhmedini nga Shkupi.

‘Për Kurban jemi këtu shohim si sillen çmimet, dhe nëse na lejojnë mundësitë do të blejmë një që të plotësojmë këtë obligim’ tha një qytetar tjetër.

Qengji është simbol i Kurban Bajramit, një festë e besimtarëve myslimanë kushtuar Zotit. Sipas zakonit, çdo mysliman i mirë, sipas mundësive, i ofron Allahut gjakun e një bagëtie.

Lajme të ngjashme

Back to top button