Jankulloska: Evidente është paraqitja e sjelljes së dhunshme të tifozëve

”Konform me përvojat angleze është e domosdoshme që të kryhet definimi  i kushteve të veçanta të cilat duhet të plotësohen gjatë mbajtjes së garave sportive. Në bazë të këtyre kushteve është e nevojshme të bëhen intervenime të caktuara të objekteve sportive si dhe hapësirës rreth tyre për rritjen e sigurisë së vizitorëve”, tha Gordana Jankullovska.

Sipas saj  Qeveria ka votuar një pjesë të konkluzioneve të propozuara të MPB-së, të cilat janë përgatitur në  bazë të analizave të zbatuara në bashkëpunim me punëtorët sportiv. “Në bazë të përvojave angleze, italiane, kroate, MPB-ja do të ndërrmarë  obligim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërprerjen e dhunës në  gara  sportive.

Ndryshimet do të kenë për qëllim të krijohet obligim juridik i organizatorit të garave sportive për shitjen e kontrolluar të biletave që nënkupton, para shitjes së biletave të bëhet koordinimi me MPB-në”, theksoi Jankullovska.

Sipas saj, në Maqedoni është evidente paraqitja e sjelljes së dhunshme të grupeve të tifozëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button