LSDM-ja, denoncon manipulimet që janë bërë në ”Lotarinë” për punësim

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë  ka denoncuar për manipulime dhe punësime partiake në konkursin e fundit për 1.600 persona. 

Partia ka akuzuar se në mesin e të punësuarve ka dhe veprimtarë dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit. 

“Si ka mundësi që në mesin e të punësuarve të Gostivarit, të ketë në grupin e prindërve të vetëm, një anëtar i VMRO-DPMNE-së, i cili ka bashkëshorte, pronare e një salloni ondulimi?  Kurse, ai vetë të ketë kompani private. Si ka mundësi që 21 persona të punësuar nga qyteti i Shën Nikollës, të jenë që të gjithë mbështetës të VMRO-DPMNE-së?”, ka pyetur Hari Lokvenec nga LSDM. 

Zyrtar socialdemokrat, ka numëruar edhe disa raste të tjera të punësimit në bazë partiake, në thuajse të gjitha qytetet e Maqedonisë. 
“A kështu Realizoni ju kryeministër Gruevski dhe ministër Stavrevski? Duke u tallur me shtresën e rasteve sociale, shpresa e të cilëve ishte tek lotaria juaj televizive?”, ka thënë zyrtari i LSDM-së. 

Ai ka kërkuar Qeverisë të publikojë rangimin e të gjithë 21 mijë personave, përfshi dhe ata që janë pranuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button